Lifestyle

Koronavirusi rrit rrezikun për lindje të parakohshme

Koronavirusi rrit rrezikun për lindje të parakohshme

Gratë shtatzëna të infektuara me koronavirus dhe të shtruara në spital janë në rrezik që të zhvillojnë ndërlikime serioze dhe mund të përballen me rrezik të lartë për të lindur para kohe, sipas studimeve të reja nga Qendra e Parandalimit dhe Kontrollimit të Sëmundjeve. Ato gjithashtu mund të jenë më shumë të rrezikuara që të abortojnë.

Gjetjet problematike qëndrojnë me disa raporte të tjera më të hershme që gratë shtatzëna mund të jenë në një rrezik më të lartë nga disa sëmundje kur ato infektohen me koronavirusin e ri. Por disa ekspertë kanë paralajmëruar që gjetjet, të marra nga një numër relativisht i vogël i pacienteve, përfshirë ato që janë të shtruar në spital për shkak të Covid-19, mund të mos i përfaqësojnë të gjitha gratë shtatzëna që janë të infektuara, transmeton KOHA.