Në spitalet britanike ka nisur një trajtim me antitrupa i pacientëve të prekur me COVID-19.
Antitrupat e përgatitur në laboratorë do t’u jepen rreth 2.000 personave, për të parë nëse ato janë efektive kundër koronavirusit.
Ky trajtim është pjesë e një studimi më të gjërë britanik, që kishte gjetur se deksametazoni mund të shpëtojë jetë.
Pacientëve të parë do t’u jepen këta antitrupa gjatë javëve në vijim.
Profesori Martin Landray nga Universiteti i Oxfordit, që është bashkë-drejtues i këtij studimi, ka thënë: “Është ky lloji i parë i një trajtimi i tillë, që ka në cak një virus specifik”.
“Ka shumë arsye që të bëjnë të mendosh se një gjë e tillë mund të jetë efektive – në ndaljen e virusit nga shumëzimi, ndaljen e virusit që të shkaktojë dëme, rritjen e gjasave të mbijetesës te pacientët”, ka thënë ai.