Lifestyle

Rusia kompleton rekrutimin e vullnetarëve për testimin e vaksinës për COVID-19

Rusia kompleton rekrutimin e vullnetarëve për testimin e vaksinës për COVID-19

Rusia ka rekrutuar mjaftueshëm pjesëmarrës për testimin masiv të vaksinës për COVID-19, që njihet si Faza III e testimit, ka thënë kreu i Fondit të Pavarur Investues të Rusisë, që po e mbështet vaksinën, transmeton agjencia Reuters.

“Në më pak se dy javë, 55 mijë vullnetarë janë rekrutuar në Moskë”, ka thënë Kirill Dmitriev, kruesi i Fondit për Investime Direkte të Rusisë.