Lifestyle

Një tjetër virus po i vret kanadezët

Përafërsisht çdo muaj, Garth Mullins ha mëngjes me shokun e tij të ngushtë. Ata shkojnë në vendin e njëjtë – një pjesë në Vankuver, me kabina me drurë të prerë dhe shenja neoni. Ata gjithmonë arrijnë atje rreth orës 13:00 duke folur, përderisa hanë proshutë, vezë dhe tost.

“Dhe unë gjithmonë mendoj, ‘A është kjo hera e fundit që po dal të ha vezë e proshutë me të”?” - thotë Mullins.

Mullins ka qenë përdorues heroine për më shumë se një dekadë, para se të kalonte në metadon. Tani ai është gazetar dhe avokon për përdoruesit e drogës dhe politikat e zvogëlimit të dëmit në shtëpinë e tij në Vankuver – në qendër të krizës së mbidozës në provincën e Kolumbisë Britanike.

Krizë pas krize

Kur koronavirusi goditi provincën në mars, një krizë e shëndetit publik u ndesh me tjetrën, dhe vdekjet nga mbidoza filluan të rriteshin. Dy muaj më vonë, ata i prekën shifrat më të larta: 174 vdekje në maj, pastaj 177 në qershor e 175 në gusht. Deri tani për këtë vit 909 njerëz kanë vdekur nga mbidoza në Kolumbinë Britanike.

Vdekjet nga drogat e paligjshme vazhdojnë t’i errësojnë vdekjet nga vrasjet, vetëvrasjet, aksidentet në trafik dhe vdekjet nga Covid-19, të gjitha së bashku.

Është detyrë e shefit zyrtar të shëndetit publik të Kanadasë - dhe fytyra e kundërpërgjigjes së vendit ndaj koronavirusit - që të paralajmërojë për këtë urgjencë të dytë shëndetësore.
Kanadezët duhet të sekuestrohen me këtë krizë të posaçme”, ka thënë Dr. Theresa Tam muajin e kaluar. Është duke dalë nga kontrolli tani përderisa ne flasim.

Pamjet e thyerjes së rekordit kanë përmbysur një periudhë të një stabiliteti relativ në betejën e provincës kundër abuzimit me opium.