Lifestyle

Fauci paralajmëron pandemi tjetër

Fauci paralajmëron pandemi tjetër
Foto: Reuters

Në një intervistë për “Der Spiegel”, Dr. Anthony Fauci, këshilltar mbi pandeminë i presidentit amerikan Donald Trump, flet mbi zemërimin e kundërshtarëve të tij, marrëdhënien e tij të vështirë me shefin e Shtëpisë së Bardhë, gabimet e bëra nga SHBA-ja gjatë përpjekjes për të frenuar përhapjen e Covid -19, dhe optimizmin e tij të kujdesshëm se një vaksinë do të jetë së shpejti në dispozicion.

Der Spiegel: Ju e këshilluat administratën Trump në vitin 2017 të rriste gatishmërinë e saj për një pandemi të mundshme. A e kishit parashikuar një skenar të tillë, me karantina në mbarë botën, spitale të tejmbushura, dhe një përçarje sociale mjaft të dhunshme?