Lifestyle

Dy lloje të steroideve mund të shpëtojnë jetën e disa pacientëve me COVID-19

Studimet kudo në botë kanë konfirmuar se steroidet mund të shpëtojnë jetë nga pandemia Covid-19, duke u mbështetur në rekomandimet e reja të OBSH-së që mjekët duhet t’ua japin ato pacientëve që janë të sëmurë rëndë.

Në qershor, prova për shërim në shumicën e spitaleve të NHS-së dhe e udhëhequr edhe nga Universiteti i Oxfordit, gjeti se një në tetë njerëz të sëmurë nga Covid-19 të cilët kanë nevojë për ventilator mund të shërohen nga një steroid i quajtur dexamethasone.

Tani, duke i kombinuar rezultatet nga ajo provë dhe gjashtë të tjerave, është konfirmuar një tjetër steroid mund të shpëtojë jetë.

“Steroidet janë të lira dhe të gatshme për mjekim, dhe analizat tona kanë konfirmuar se ato janë efektive në reduktimin e vdekjeve sidomos për ata të cilët janë të infektuar me COVID-19”, tha Jonathan Sterne, profesor i mjekësisë dhe epidemiologjisë në Universitetin e Bristolit, shkruan The Independent, transmeton KOHA.

Martin Lundray, profesor në mjekësi dhe epidemiolog në Universitetin e Oxfordit tha se koha e mjekëve për përdorimin e steroideve ishte koha kur ata kërkuan sistemin e oksigjenit për personat të cilët kishin nevojë për ndihmë në frymëmarrje.

Ilaçet tashmë janë duke u përdorur. Në maj rreth 7-8 për qind të spitaleve COVID-19 po i trajtonin pacientët me dexamethasone dhe në fund të qershorit kjo përqindje u rrit në 55 për qind, tha Lundray.

Trajtimi me hydrocortisone ishte e udhëhequr në Britaninë e Madhe nga profesori Anthony Gordon, nga Imperial College London, specialist i kujdesit intensiv. Pacientët ishin të regjistruar në 88 spitale. Ata filluan të shikojnë hydrocortisone pasi ishte ilaç anti-inflamacion.

“Në kujdesin intensiv ne shpesh kemi përdorur steroide për ta trajtuar inflamacionin dhe disa infeksione”, tha ai. “Por gjithashtu e dimë se mund ta shtypin sistemin imunitar, dhe me një virus të ri nga i cili nuk ishim asnjë imun, gjërat mund të bëhen më keq”.