Lifestyle

Katër mënyra për të parandaluar djersitjen e këmbëve gjatë verës

Katër mënyra për të parandaluar djersitjen e këmbëve gjatë verës

Një nga proceset më natyrale dhe të nevojshme të trupit të njeriut padyshim që është edhe djersitja. Megjithëse shumë e nevojshme për të ruajtur temperaturën normale të trupit mes 36-37 gradë C, shpesh djersitja mund të kthehet në një problem sa estetik aq edhe shëndetësor.

Veçanërisht në ditët e gjata e të nxehta të verës ky proces shtohet në të gjithë trupin, por më shumë në duar dhe në këmbë. Djersitja e tepërt e këmbëve mund të shkaktojë parehati në të ecur, të prishë këpucët, këmbët tuaja dhe të shkaktojë aroma të pakëndshme. Njëjtë në duar ku mund të shkaktojë parehati gjatë ditës. Për të shpëtuar nga ky problem në këtë artikull ju tregojmë se si ta shmangni me disa mënyra të lehta.