Lifestyle

OBSH-ja vlerëson se udhëheqësit që marrin masa të reja kundër COVID-19, do të kenë sukses ta mposhtin

OBSH-ja vlerëson se udhëheqësit që marrin masa të reja kundër COVID-19, do të kenë sukses ta mposhtin

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se udhëheqësit që ndërmarrin masa të forta dhe i bindin qytetarët e tyre të përqafojnë masa të reja dhe të vështira për të kontrolluar përhapjen e koronavirusit, do të kenë sukses në mposhtjen e sëmundjes vdekjeprurëse.

Ky vlerësim vjen në një kohë kur zyrtarët shëndetësorë po presin rritjen e numrit të rasteve të COVID-19 në nivel global në 20 milionë, përfshirë 750,000 vdekje. Pavarësisht këtij lajmi jo të mirë, Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së thotë se ka dritë shprese në betejën kundër koronavirusit.