Lifestyle

Dy doza të vaksinës së Modernas kanë mbrojtur minjtë nga koronavirusi për 13 javë

Vaksina eksperimentale për koronavirus e Modernas ka mbrojtur minjtë nga infektimi për disa javë, sipas rezultateve të publikuara të mërkurën.

Hulumtuesit kanë zbuluar se kur minjve i janë dhënë dy doza të vaksinës, ata janë mbrojtur nga infektimi për së paku 13 javë. Por, po ashtu zbulimet kanë zbuluar, se nëse nuk ka pasur dozë të mjaftueshme, vaksina nuk e ka “rritur” COVID-19, te minjtë, shkruan Daily Mail.

Një dozë e vaksinës ka bllokuar virusin për shtatë javë, sipas publikimit.

Vaksina e Modernas stimulon trupin që të prodhojë disa proteina virale, që sistemin imunitar njeh dhe ndërton për t’u mbrojtur nga virusi.

Hulumtuesit i kanë dhënë minjve nga dy doza të vaksinave, nga një mikrogram secila, ndaras tri javë njëra me tjetrën.