Qeveria ruse synon ta nisë prodhimin në masë të vaksinës ndaj koronavirusit gjatë muajit të ardhshëm, duke vënë në dispozicion “disa milionë” doza në muaj që nga viti i ardhshëm.
“Jemi bërë gati që prodhimin në masë ta fillojmë në shtator”, ka thënë ministri rus i Industrisë, Denis Manturov, shkruan The Guardian, transmeton KOHA.
“Do të sigurojmë prodhimin e disa qindra mijëra dozave në muaj, me rritje eventuale në disa milionë deri në fillimin e vitit të ardhshëm”, ka thënë ai.
Rusia është duke ecur përpara me disa prototipe vaksinash, teksa ajo e përgatitur në Institutin Gamaleya të Moskës ka mbërritur stadin e prodhimit.