Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Në Britani testi i ri për COVID-19 jep rezultat për 90 minuta

Teste të reja për COVID-19 që mund ta zbulojnë koronavirusin dhe gripin për 90 minuta do të përdoren në shtëpi të kujdesit në Britani dhe në laboratorë nga java e ardhshme, shkruan BBC.

Testet e strishove dhe ADN-së do të ndihmojnë të bëhet dallimi mes COVID-19 dhe sëmundjeve tjera sezonale, ka thënë Qeveria.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nga sekretari i Shëndetësisë i Britanisë është thënë se do të jetë shumë në përfitim ky lloj testi gjatë dimrit. Aktualisht, tri të katërtat e rezultateve të testeve vijnë brenda 24 orëve dhe një çerek tjetër duhet deri në dy ditë.

Nuk ka aktualisht të dhëna për saktësinë e këtij lloj testi.

Janë siguruar me mijëra makina të testimeve të ADN-së, që do të përdoren në tetë spitale në Londër dhe mund të analizojnë strishot e hundës.