Lifestyle

Mbipesha rrit rrezikun për infektim me virus

Mbipesha rrit rrezikun për infektim me virus

Rishikimi i provave nga Shëndeti Publik në Angli (NHS) zbuloi se mbipesha i rrezikoi njerëzit për kujdes intensiv në spital. Rreziku rritet ndjeshëm me shtimin e peshës. Ky lajm vjen përpara njoftimit të qeverisë për masa të reja për frenimin e mbipeshës. Dr. Alison Tedstone, nutricist në Shëndetin Publik në Angli, ka thënë se provat e tanishme ishin të qarta se të qenët me mbipeshë ju vë në rrezik më të madh të sëmundjes serioze ose vdekjes nga pandemia Covid-19, si dhe nga shumë sëmundje të tjera që kërcënojnë jetën.

"Humbja e peshës mund të sjellë përfitime të mëdha për shëndetin dhe gjithashtu mund të ndihmojë në mbrojtjen kundër rreziqeve shëndetësore të pandemisë Covid-19", ka thënë ajo. "Çështja për veprim ndaj mbipeshës nuk ka qenë kurrë më e fortë se tani", ka thënë ai.