Lifestyle

Koktej i antitrupave si trajtim potencial për koronavirusin

Koktej i antitrupave si trajtim potencial për koronavirusin
Foto: AP
 

Shkencëtarët kanë identifikuar një koktej të fuqishëm të antitrupave që mund të ndihmojë në trajtimin e COVID-19 dhe të mbrojë njerëzit, të cilët janë të rrezikuar më së shumti nga kjo sëmundje.

Antitrupat janë mbledhur nga pacientët e hospitalizuar që ishin të sëmurë rëndë me COVID-19 dhe të cilat mund të prodhohen në numër të madh nga kompanitë farmaceutike e të jepen si transfuzion në gjak për të luftuar virusin apo për të parandaluar që të marrë hov brenda trupit, shkruan “The Guardian” të mërkurën.