Lifestyle

Izraeli njofton për zhvillimin e antitrupave që neutralizojnë koronavirusin

Descriptive Text

Izraeli ka njoftuar për një antitrup që neutralizon koronavirusin, madje edhe në mesin e të infektuarve.

Instituti Izraelit për Hulumtime Biologjike (IIBR) dhe Ministria e Mbrojtjes e Izraelit ka njoftuar se faza e zhvillimit të një antitrupi që do të jetë efikas në neutralizimin e SARS-CoV-2, ka mbaruar.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Ministria e Mbrojtjes e Izraelit ka kumtuar lajmin.

Sipas entiteteve, tash ilaçi duhet të kalojë nga faza e zhvillimit në atë të pranimit nga kompanitë farmaceutike, që do të lejojë prodhimin në masë dhe komercializimin. Zhvillimi shkencor do të përbëhet nga disa proteina që janë të padëmshme për trupin e njeriut dhe janë testuar te pacientët me simptome më të rënda me koronavirus.