Lifestyle

Shpresë nga kompania Moderna: Rezultate optimiste në provat me vaksinën kundër koronavirusit

Shpresë nga kompania Moderna: Rezultate optimiste në provat me vaksinën kundër koronavirusit

Kompania Moderna njofton se vaksina e saj eksperimentale kundër koronavirusit ka rezultuar pa probleme serioze për individët që u vaksinuan dhe ka nxitur një reagim të sistemit imunitar në të 45 vullnetarët që morën pjesë në eksperiment.

Kompania njoftoi të martën se asnjë prej pjesëmarrësve në provat me vaksinë nuk pati efekte anësore tepër shqetësuese, por disa prej tyre kishin raportuar reaksione të lehta si lodhje, dhimbje koke, ethe dhe dhimbje muskujsh ose dhimbje në vendin ku u bë vaksina.