Lifestyle

Efektet e mrekullueshme të bamjes në organizëm

Efektet e mrekullueshme të bamjes në organizëm

Bamja është një nga ushqimet më të shëndetshme të cilat përdoren për shekuj me radhë për qëllime shëruese. Ajo përdoret në mbarë botën si për shkak të shijes unike, metodës së gjerë të aplikimit, ashtu edhe për shkak të vetive shëruese. Kjo bimë është në vendin e parë për vitaminë C, vitaminë K dhe folate. Përveç kësaj, ajo përmban një sasi të theksuar të fibrave që janë me rëndësi të madhe për tretje të mirë, stabilizim të sheqerit në gjak dhe kontrollin e absorbimit të sheqerit në organizëm. Për shkak se ajo është shumë e pasur me minerale dhe vitamina, ajo ka rëndësi të madhe për shëndetin e përgjithshëm të organizmit. Sipas studimit që e transmeton Gazeta Shqiptare, me bamje mund të luftoni sëmundje të caktuara dhe ta parandaloni shfaqjen e tyre.

Për shtatzëni të sigurt dhe të shëndetshme