Lifestyle

“Programi Fluturues i Fëmijëve” sjell rrëfimin e alpinistes Uta Ibrahimi

Këtë edicion fëmijët do të dëgjojnë rrëfimin e alpinistes Uta Ibrahimi.

Ata do të njihen me eksperiencën e ngjitjes në majën më të lartë në botë dhe për dashurinë për natyrën.

Kështu të vegjlit mund të inspirohen për të ndjekur ëndrrat e tyre deri në realizimin e tyre nga përvoja e “Utës së Maleve”.

Po ashtu, në këtë edicion të ri nuk do të mungojnë rubrikat e përjavshme si “Rrëfenja”, “Punëdore” e “Ngjyra, ngjyra”.

Ndërsa arushi Bada do të përkujdeset për disponimin e shikuesve të vegjël përmes lojës dhe argëtimit bashkë me miqtë e tij.

transmetohet të shtunën nga ora16:25 në KTV.