Të gjithë e dimë se dietat dhe ushtrimet fizike janë çelësi kryesor për humbjen e peshës, por sipas ekspertëve, ekziston një faktor i tretë dhe njësoj i rëndësishëm, që është i rëndësishëm për humbje të suksesshme të peshës.
Humbja e peshës nuk është vetëm kombinim i ushqyerjes së mirë dhe ushtrimeve efektive. Derisa është e vërtetë se këta dy faktorë duhet konsideruar gjithsesi, nëse kërkoni të humbni peshë, nëse dëshironi të ndiheni mirë dhe të arrini rezultate të kënaqshme, atëherë duket ta keni parasysh dhe një hap tjetër.
Fjala është për një element që shpesh anashkalohet nga njerëzit që luftojnë për një jetë të shëndetshme, e që është shërimi apo rigjenerimi i trupit.
Dieta juaj duhet të jetë në sinkron me ushtrimet fizike, dhe këto të fundit duhet të jenë në sinkron me procesin e shërimit.
Pra, ekziston një trekëndësh i bukur i përbërë nga këta tre faktorë të rëndësishëm, të cilët nëse funksionojnë në bashkëveprim të plotë me njëri-tjetrin, sjellin rezultate të jashtëzakonshme për shëndetin tuaj.
Dieta në ushqim dhe stërvitjet janë primare
Një veturë nuk mund të ecë pa naftë. Kështu edhe trupi ynë nuk mund të funksionojë në baza ditore, pa ushqim. Ju nuk vendosni naftë të keqe në veturë, prandaj nuk duhet të fusni as ushqim të gabuar në trupin tuaj.
Ushqimi i mirë dhe i shëndetshëm iu ndihmon t’i kryeni ushtrimet me sukses, dhe kështu e përmirëson procesin e rigjenerimit të trupit.
Gjithashtu duhet konsumuar mjaftueshëm ujë (2.5 deri në 4 litra ujë në ditë, varësisht nga pesha juaj), në mënyrë që ta mbani metabolizmin sa më funksional.
Mos harroni, mënyra si ushtroni dhe çfarë ushqimi konsumoni e komplimentojnë njëra-tjetrën, prandaj duhet siguruar që nuk jeni fokusuar në vetëm njërin faktor, sidomos kur jeni duke provuar të humbni peshë gjatë kohës së karantinës.
Procesi i shërimit të trupit
Nëse jeni duke ushtruar vazhdimisht, atëherë trupi juaj ka nevojë për kohë në mënyrë që të shërohet dhe rigjenerohet, për të vazhduar tutje.
Neglizhimi i sjelljeve tuaja pas stërvitjes mund ta vonojë përparimin tuaj, si dhe i pengon rezultatet e kënaqshme në humbjen e peshës. Sigurohuni që të pushoni pas çdo ushtrimi fizik si dhe bëni zgjatje të muskujve.
Padyshim, faktori kryesorë në rigjenerimin e trupit është gjumi.
Gjumi është jashtëzakonisht i rëndësishëm për procesin e shërimit si dhe na mundëson që trupi ynë të jetë i gatshëm për të përfituar sa më shumë nga stërvitjet tona.
Pra, ushqehuni mirë, lëvizni në baza ditore, shërojeni trupin në mënyrën e duhur, sepse nëse kujdeseni mirë për trupin tuaj, edhe trupi do të kujdeset për ju.