Lifestyle

Këshillat më të këqija për dieta që nuk përkrahen nga nutricionistët

Ekspertët zbulojnë këshillat e rrejshme të dietave me të cilat nuk duhet të humbni kohën, energjinë, ose paratë.

“Merrni vitamina për të djegur yndyrat”

Me siguri ndonjëherë do të kemi nevojë për vitamina shtesë nëse nuk i marrim nga ushqimi, por ato nuk do të na ndihmojnë në humbjen e peshës. Nuk ka dëshmi se marrja e vitaminave të caktuar do të djegë dhjamin në trupin tonë. Më e keqja, nëse përdorim vitamina të panevojshme kjo mund të jetë e rrezikshme për shëndetin tonë, posaçërisht nëse përdorim edhe ilaçe tjera.

“Sa më pak kalori, aq më mirë”

Në fakt, sa më pak të konsumoni, aq më shumë do të hani pastaj. Mos ushqimi i mirë e bën trupin e juaj që t’i harxhon edhe gjërat për të cilat ka nevojë. Dhe gjithashtu, nëse jeni shumë të uritur dhe pastaj shkoni dhe hani ndonjë shujtë të madhe, ajo që keni fituar është vetëm dhjami.

“Eliminoni karbohidratet ose yndyrat”

Balancimi është këshilla e secilit nutricionist. Nëse ushqeheni me dietë që nuk përmban yndyra, me siguri do të hani shumë karbohidrate. Kjo do të stimulojë insulinën, i cili është hormon që akumulon dhjamin, dhe do ta bëjë të vështirë humbjen e peshës. Nëse nuk hani karbohidrate, do të hani ushqime tjera dhe të ndiheni pa fuqi. Pra, këshilla e nutricionistëve është të mos eliminohet asnjë grup ushqimesh, por të konsumohen në mënyrë të arsyeshme dhe të balancuar.

“Një lugë vaj kokosi ndihmon në dobësim”

Vaji i kokosit përbën yndyra të ngopura, dhe ka efektin e njëjtë si vajrat tjerë. Është e vërtetë që vaji i kokosit ka antioksidantë dhe zvogëlon rrezikun nga disa sëmundje, por është më mirë që antioksidantët të merren nga perimet, pemët dhe drithërat.

“Bëni detoks për të humbur peshë shpejtë”

Trupi juaj pastrohet çdo 24 orë. Nutricionistët thonë se për momentin nuk ka dëshmi shkencore se lëngjet, çajet e posaçme apo detoxët tjerë e pastrojnë trupin nga çkado. Gjithashtu, ekzistojnë ushqime të caktuara të cilat e pastrojnë trupin tuaj në mënyrë natyrale, transmeton KOHA.

“Përdorni ndonjë aplikacion për të balancuar ushtrimet me dietën”

Aplikacionet të cilat kalkulojnë se sa kalori i keni humbur gjatë ushtrimeve, bazuar në aktivitetin tuaj fizik, mund t’ju bëjnë që të hani më shumë se që duhet, shkruan besthealthmag. Aplikacionet ndonjëherë tregojnë se keni humbur më shumë kalori se sa që është e vërtete, dhe t’iu bën të thuani “po, kam ushtruar, pra mund të ha çka të dua”. Nutricionistët thonë se kur ndaloni përcjelljen e aplikacioneve, atëherë do të filloni humbjen e peshës.

“Hani gjashtë shujta të vogla në ditë”

Kjo mund të mos jetë edhe ide e keqe, bazuar në mënyrën se si jetoni dhe nëse këtë ua ka rekomanduar mjeku. Shujtat e vogla gjatë ditës ndonjëherë rekomandohen për të mbajtur stabile nivelet e sheqerit. Sidoqoftë, një studim në British Journal of Nutrition gjeti se ndarja e një diete me kalori të ulët, në gjashtë shujta të vogla nuk kishte ndonjë efekt në humbjen e peshës, dhe madje disa studime thonë se nëse hani gjashtë herë në ditë nga pak, do të jeni më të uritur.

“Hani një ushqim të posaçëm çdo ditë”

Çfarëdo diete e cila përqendrohet në një lloj ushqimi, si për shembull supa e lakrës e madje një grejpfrut me çdo shujtë, do të shkakton mungesë të mineraleve dhe vitaminave sepse po e konsumoni të njëjtin ushqim tërë kohën. Me këtë mënyrë jeni duke ndërprerë shumë ushqyes të cilat i ofrojnë ushqimet tjera.

“Ndërrojini shujtat me ndonjë lëng”

Lëngjet me siguri janë të mbushura me sheqer dhe do t’ju lejnë të uritur, e pastaj të hani më shumë se që duhet. Nutricionistët besojnë se nuk ka dobi nga konsumimi i madh i lëngjeve, sepse kanë shumë sheqer, e pastaj ngrënia dhe përtypja e kalorive i ka dobitë e veta. Një studim nga Revista e Akademisë për Nutricion dhe Dieta në Kanada gjeti se pjesëmarrësit në një studim konsumuan më pak ushqim kur e rriten përtypjen për 50 për qind. Kur e dyfishuan përtypjen, ata konsumuan 15 për qind më pak ushqim dhe 112 kalori më pak.

“Mëngjesi i mirë është i rëndësishëm”

Mëngjesi i mirë mund t’iu japë energji për ditën, por edhe ekziston mundësia e tejmbushjes. Nutricionistët thonë se nuk është mirë të hamë asgjë me shumicë, në vend të kësaj, më mirë është që të hamë një porcion të mesëm të proteinave, si për shembull jogurt dhe vezë.