Festivali i vitit të ardhshëm i Glastonburyt do të jetë një festë e dyfishtë, ka thënë organizatorja Emily Eavis për BBC-në.
Festivali duhej të festonte 50-vjetorin këtë fundjavë me të famshmit si Paul McCartney, Taylor Swift dhe Kendrick Lamar.
Por ky festival u anulua në mars si pasojë e koronavirusit.
"Ishte mjaft bezdisëse të anulohej festivali", ka thënë Eavis për BBC Music. "Por viti i parë i kthimit pas asaj që kemi kaluar do të jetë festa më e mahnitshme që do ta kemi”, ka thënë ajo.
"Ne të gjithë kemi nevojë për të, publiku ka nevojë për të, të gjithë kemi nevojë për atë festival. Ne duhet të jemi bashkë”.
"Të jesh i detyruar të jemi në izolim dhe gjithçka që kemi kaluar së bashku i ka bërë ato gjëra më të çmuara", është shprehur ajo.
Ajo la të kuptohet se viti i ardhshëm mund të jetë një nga më spektakolarët që kemi pasur ndonjëherë, me setet e vonuara nga festivali i këtij viti i kombinuar me artistët e rezervuar tashmë për vitin 2021”.
"Për shkak se ne po i bëjmë dy festa së bashku, ne kemi një mal me shumë surpriza që ne ishim duke planifikuar për të 50-n dhe unë mendoj se do të provojmë dhe t'i bëjmë ato gjëra që do të vijnë për vitin e ardhshëm", ka thënë ajo për BBC-në.
"Në aspektin e logjistikës është pak e komplikuar planifikimi i festivalit për vitin 2021 ... kështu që ne po përpiqemi të përgatitemi për vitin e ardhshëm”.
"Por, pa dyshim, viti 2021 është pak i panjohur se ku do të jemi, kështu që ne jemi optimistë për të realizuar organizimin e këtij festivali”.
Më shumë se 200.000 njerëz, përfshirë 135.000 me bileta, do të kishin ardhur në Worthy Farm, në Somerset, nëse festivali do të kishte shkuar përpara këtë fundjavë.
Fansat që kanë blerë bileta ose kanë paguar depozita për ngjarjen e këtij viti u lejohet që ato të kalojnë vitin e ardhshëm. Çdo biletë e kthyer ose e anuluar do të dalë në shitje më vonë këtë vit.
Marcus Mumford, i cili do të performonte një set surprizë me Mumford dhe Sons në festival, ka thënë që ai do të dëshpërohej nëse do të mungonte.
"Do të ishte mirë nëse do të ishte diçka tjetër përveç Glastonburyt", ka thënë ai për BB-në, "por Glastonbury për ne, veçanërisht si një grup, ne gjithmonë vendosëm zemra në të.
"Ju e dini, është e jashtëzakonshme. Ky është festivali më i mirë në botë".
Për të shënuar atë që do të kishte qenë fundjava e Glastonbury, BBC është duke përsëritur dhjetëra grupe klasike nga historia e festivalit në TV, radio dhe iPlayer gjatë katër ditëve të ardhshme.
Performancat e David Bowie, Beyonce, Kylie Minogue, Adele, Jay-Z The Rolling Stones, Stormzy dhe Arctic Monkeys do të transmetohen gjatë fundjavës, krahas dokumentarëve dhe shfaqjeve akustike nga arkivi i BBC-së.
"Ne do t’ju ofrojmë shumë nga grupet e vjetra në internet", tha Eavis. "Jam vërtet e kënaqur që BBC ka arritur të vendosë kaq shumë sete, sepse ne kurrë nuk shikojmë mbulimin kur të gjithë të tjerët po shohin në shtëpi”.
"Kështu që është në të vërtetë një mundësi e bukur të jesh në gjendje të ulesh dhe të shikosh disa prej tyre, dhe të reflektosh në të gjitha ato momente nga Oasis në Springsteen, Adele, Amy Winehouse”.
"Është një kohë e mirë për t'i parë të gjithë".
Në një intervistë të veçantë për NME, Eavis ka thënë se festivali i këtij viti do të pasqyronte fushatën Black Lives Matter, nëse do të kishte shkuar më përpara.
"Ka kaq shumë çështje për momentin dhe unë e di se ne do të kishim vazhduar fushatën tonë për ndryshimin e klimës dhe zgjerimin e punës sonë që ndalon përdorimin e plastikës në të gjithë rrjetin.
"Ne gjithashtu kemi qenë shumë të frymëzuar nga “Black Lives Matter” dhe kemi punuar si festival në luftën kundër racizmit, kështu që do të kishte qenë i shquar edhe në planet tona".