Lifestyle

Nuk humbni peshë nëse nuk hani mëngjes

 

Shumë njerëz e kanë zakon të dalin nga shtëpia pa ngrënë mëngjes. Të tjerë kanë idenë se duke kufizuar ushqimin, sidomos vaktin e mëngjesit do të bien në peshë. Në fakt, duke mos ngrënë mëngjes ndodh e kundërta.

Një studim amerikan thotë se 26.7 për qind e njerëzve që nuk hanë mëngjes janë mbipeshë. Sipas të dhënave, konsumi jo i rregullt i mëngjesit nxit të gjithë treguesit e mbipeshës, ndërsa njerëzit që ushqehen në mëngjes i kanë këto tregues në nivele të ulëta. Për më tepër, njerëzit që nuk hanë kurrë mëngjes raportojnë shtimin më të madh në peshë në 12 muaj. Gjatë studimit, ekspertët mbikëqyrën sjelljen e 347 njerëzve të ndryshëm gjatë harkut kohor të 2005-2017. Pjesëmarrësit në studim ishin të grupmoshës 18-87 vjeç. Secili prej tyre plotësoi të dhënat e peshës trupore dhe përmasat.