Lifestyle

Koronavirusi si shans për ruajtjen e klimës

Koronavirusi si shans për ruajtjen e klimës

Kriza me koronavirusin ka dëshmuar se bota është e gatshme për ndryshime radikale dhe të shpejta, kur një gjë e tillë është e domosdoshme për të mirën e përgjithshme. Shumica dërmuese e njerëzve kanë shfaqur solidaritet gjatë muajve të fundit dhe kanë pranuar kufizimet, për ta evituar përhapjen e virusit. Kjo gjë ofron një fije shprese se bota, pavarësisht të gjithave, mund t'u bëjë ballë sfidave edhe më të mëdha për ruajtjen e klimës – por vetëm me anë të solidaritetit. Kriza me virusin korona ka ndikuar dukshëm te klima.

Ajri dhe uji në shumë rajone bregdetare janë pastruar, ndërsa emetimi i dyoksidkarbonit ka shënuar rënie në kuota historike. Por, efekti i virusit pritet të jetë afatshkurtër. Ekziston frika madje se pas krizës do të arrihen vlera rekorde të ndotjes së ambientit. Një efekt i tillë "Rebound" është parë pas krizës financiare të viteve 20082009.