Lifestyle

A do ta bëjë koronavirusi fluturimin më të shtrenjtë?

A do ta bëjë koronavirusi fluturimin më të shtrenjtë?
Foto: Reuters

Përderisa shumë shtete kanë filluar lehtësimin e masave për frenimin e pandemisë së COVID-19, vëmendja tani po rikthehet në industrinë globale të aviacionit, e cila ka qenë e mbyllur tash e sa muaj. Disa aviokompani kanë mbajtur në funksion disa linja fluturimesh kryesisht për misione të riatdhesimit, teksa disa kanë konvertuar aeroplanët e pasagjerëve për t'u përdorur si aeroplanë ngarkues, por të gjithë ata më mirë do të ktheheshin në objektivin e tyre kryesor, pra duke fluturuar me njerëz në mënyrë të sigurt nëpër botë.

Por kur aeroplanët të fillojnë fluturimin përsëri, si do të ketë ndikuar pandemia në çmime?