Lifestyle

Llojet e maskave që ofrojnë mbrojtjen më të mirë ndaj virusit

Aty, ku rreziku nga infeksioni është në shkallën më të lartë, stafi mjekësor ka nevojë për pajisje personale të mbrojtjes të standardit më të lartë të mundshëm, atyre që e kanë kapacitetin për t’i mbrojtur ata plotësisht nga virusi.

Forma më e thjeshtë e mbulimit të fytyrës janë maskat kirurgjikale, të punuara përgjithësisht nga tri shtresa letre apo materialit. Ato janë rezistuese ndaj spërklave, si ato që shkaktohen prej kollitjes apo teshtitjes, por ofrojnë fare pak mbrojtje nga vetë grimcat virale, të cilat kanë një madhësi prej vetëm rreth 100 nanometrash (një nanometër është sa e njëmiliardta pjesë e metrit).

“Një maskë, e cila mbulon hundën dhe gojën tuaj, por nuk përputhet mirë me fytyrën tuaj, është me të vërtetë aty sa për t’u bërë barrierë ndaj çdo grimce që mund ta nxirrni”, ka shpjeguar mjeku Nikki McCullough, shef i sigurisë për 3M, një nga furnizuesit më të mëdhenj në botë të pajisjeve respiratore të mbrojtjes. “Maska nuk do t'ua pamundësojë thithjen e spërklave shumë të vogla”, ka shtuar ai, shkruan Koha Ditore.

Pesha e mbrojtjes adekuate

Respiratorët, nga ana tjetër, janë të dizajnuar që t’i përshtaten fytyrës, në mënyrë që ajri të mos mund të depërtojë brenda apo jashtë, dhe kërkon një proces rigoroz të montimit.

“Kur merrni frymë brenda tyre, i gjithë ajri kalon përmes filtrit dhe ky filtër ka kaluar testin e standardit të performancës”, ka thënë McCullough. “Andaj mund të frymoni duke qenë të sigurt se nëse e vendosni mirë në fytyrë, respiratori e zvogëlon numrin e spërklave që do t’i thithni në mushkëritë tuaja”, ka shtuar mjeku.

Respiratorët ofrohen në forma të ndryshme, nga më të thjeshtët që janë si maska filtruese (FFP); disa janë dizajnuar të jenë njëpërdorimësh, teksa të tjerët mund të dezinfektohen dhe të përdoren përsëri.