Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Nektari i kajsisë, ilaçi magjik kundër sëmundjeve të zemrës

Të gjithë lënë kokën pas kajsive. Nektari i tyre konsiderohet si lëngu i artë i vlerave shëndetsore.

Shqipëria, është një vend fatlum sepse kajsitë rriten me bollëk. Në aspekt konsumi, ne mjaftohemi me ngrënien e frutit dhe neglizhojmë lëngun ose nektarin e famshëm të tij.

Nektari i kajsisë është i dobishëm për shëndetin. Kajsia përmban shumë kalcium, hekur, bakër, magnez dhe fosfor.

Rrjedhimisht, lëngu ose nektari është një koncentrat vlerash për kocka të forta dhe shëndet të mirë.

E gjithë përmbajtja e ushqyesve tek nektari i kajsisë garanton parandalimin e disa problemeve ose sëmundjeve siç është ataku në zemër ose goditja në tru.

Edhe Pesë ushqimet më të mira për t’i mbrojtur eshtrat nga plakja Lifestyle 58 min. më parë Pesë ushqimet më të mira për t’i mbrojtur eshtrat nga plakja

Nektari përmban edhe vitaminën C e cila është kampione në eliminimin e radikaleve të lira që shkaktojnë kaos në organizëm.

Kaliumi që gjendet tek nektari është i domosdoshëm në mirëmbajtjen e enëve të gjakut duke ulur dhe parandaluar tensionin e lartë të gjakut.

Vlerat e fibrës që gjenden tek kajsia, përfshijnë aftësinë në pastrimin e enëve të gjakut nga kolesteroli dhe eliminimin e sulmeve që i kanosen zemrës.

Vlerat e nektarit të kajsisë nuk mbarojnë me kaq. Ushqyesit dhe mineralet janë të rëndësishme në parandalimin e konstipacionit.

Lëngjet e tjera të frutave nuk janë në gjëndje të ruajnë fibrën që zakonisht mbetet me tulin e frutit, por kajsia është e veçantë.

Lëngu i saj e ruan fibrën e cila ndihmon në parandalimin dhe trajtimin e kostipacionit.

Vitamina C tek kajsia është e dobishme në ruajtjen e elasticitetit të lëkurës por edhe shëndetit të flokëve.

Të gjithë përbërësit e çmuar të lëngut të kajsisë bashkëpunojnë ngushtë në zgjatjen natyrale të flokëve.

Përfitimet shëndetsore të lëngut të kajsisë vlejnë edhe në parandalimin e anemisë.

Ky lëng është i dobishëm edhe në shërimin e një sërë çrregullimeve të syve, falë luteinës, karotenoidëve dhe zeaksanthinës.

Studimet shkencore kanë treguar se çrregullimet e syrit mund të zgjidhen duke konsumuar rregullisht lëngun e kajsisë.

Lëngu i kajsisë rekomandohet edhe për shëndetin mendor. Fruti përmban magnez dhe fosfor që zgjerojnë funksionet e trurit dhe mbajnë nivele normale të gjakut në tru.

Kajsia mund të thuhet se është një frut me vlera gjithëpërfshirëse sepse çdo substancë e saj bën mirë për një organ të trupit duke garantuar një shëndet të përgjithshëm dhe si rrjedhojë jetëgjatësi.

Edhe Kush nuk duhet të konsumojë kurrë vezë të pagatuara Lifestyle 1 j. më parë Kush nuk duhet të konsumojë kurrë vezë të pagatuara

Vitamina A tek kajsia është e domosdoshme në parandalimin e plakjes.

Njerëzit që konsumojnë rregullisht kajsi kanë një shëndet më të mirë dhe jetojnë gjatë.

Nektari i kajsisë, lëngu i jetëgjatësisë

- 6-8 kajsi të thata

- 2-3 lugë gjelle me mjaltë

- 500 mililitra lëng portokalli

- 3 lugë gjelle me lëng limoni

- Copa akulli sipas preferencës

Përgatitja:

Hapi 1

Në një tenxhere të vogël hidhni 200 mililitra ujë dhe kajsitë e thata. Lërini të ziejnë në temperaturë të ulët për tetë deri në dhjetë minuta.

Hapi 2

Shtoni mjaltë dhe vazhdoni zierjen për pesë minuta të tjera. Hiqeni tenxheren nga zjarri dhe lëreni mënjanë të ftohet.

Edhe Boronicat mund të përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe të mbrojnë zemrën Lifestyle 2 muaj më parë Boronicat mund të përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe të mbrojnë zemrën

Hapi 3

Hidhini kajsitë e ziera, lëngun e portokallit, atë të limonit në një mikser dhe përzijini deri sa lëngu të jetë i njëtrajtshëm. Kullojeni dhe servireni me akull./AgroWeb.