Lifestyle

A mundet “Olimpiada e Qindvjeçarëve” të ndihmojë për të jetuar më gjatë

Susan Wilder po ushtron për vitin 2062, vitin e Olimpiadës së saj shekullore.

Kur ajo kohë të vijë, Wilder 57-vjeçare, dëshiron të jetë në gjendje të udhëtojë, të punojë kopshtin, të luaj me stërnipërit e saj dhe të lëviz në mënyrë komode. Të gjitha këto i bënë tani, por ajo po qëndron në formë për t’u siguruar se gjërat e njëjta do të jetë në gjendje t’i bëjë edhe pas 43 vjetësh.

“Unë ec dy deri në pesë mile në ditë. Bëjë ushtrime të forcës dhe ushtrime të fleksibilitetit”, thotë Wilder, që është shefe ekzekutive dhe themeluese e kompanisë “LIfeScape”, që merret me praktikimin e mjekësisë familjare.

“Ka të bëjë me gjërat e vogla çdo ditë. Çdo zgjidhje që bëjë unë mendoj për gjërat që janë në favorin tim. Ka të bëjë me ruajtjen e vetes”.

Për shumicën e njerëzve, arritja e moshës prej 100 vjet është synim që ja vlen. Por disa kanë synim për moshën 100-vjeçare që të qëndrojnë të shëndetshëm, aktiv dhe të gatshëm. Ata shpresojnë që “Olimpiada Njëshekullore” mund t’i ndihmojë të arrijnë atje.

Në “Olimpiadën Njëshekullore” gara dallon prej Olimpiadave të vërteta. Është garë personale ndaj rënies natyrale të trupit.

Çmimi? Të jetosh jetën më të mirë edhe pasi të kalosh moshën 100 vjeçare.

Kirurgu kanadezo-amerikan, Peter Attia (47) po ashtu synon të arrijë shekullin me praktikim mjekësor të fokusuar në jetëgjatësi.

Attia thotë se ka ardhur te ideja gjatë një funerali. Ai përpiloi një listë të 18 gjërave që synon t’i bëjë pasi të arrijë moshën 100-vjeçare. Ai më pas zgjodhi ushtrimet dhe e quajti këtë “Olimpiada Njëshekullore”. Ai tashmë bënë në baza ditore gjëra që beson se do ta ndihmojnë të arrijë moshën 100-vjeçare. Rutina e tij përfshinë bartje të gjërave ushqimore nëpër shkallë, vendosja e valixheve në kosha të vendosur në lartësi dhe ngritja nga dyshemeja me vetëm një pikë mbështetje. Janë pra gjëra sfiduese për një njëqindvjeçar. Për këtë Attia ka filluar t’i praktikojë tani.

Natyrisht, jo të gjithë jetojnë një shekull.

“Me gjithë përgatitjet e vazhdueshme dhe tentimin për të shmangur sëmundjet, nuk ka garancë që do të arrihet mosha 100 vjeçare”, thotë George Leeson, drejtor i Institutit të Oxfordit për Moshimin e Popullatës. Por ai thotë se forca është thelbësore për të qëndruar fizikisht i pavarur në periudhë të vonshme të jetës.

“Kërkimet tregojnë se edhe një përmirësim i vogël në forcën muskulore do të na mundësojë të ruajmë pavarësinë dhe forcën”.

Me kohë trupi i njeriut fillon të humbas masën muskulare dhe dendësinë e eshtrave. Kërkimet tregojmë se njeriu mund të humbas pesë për qind të masës muskulore për çdo dekadë pas moshës 30-vjeçare. Masa e humbur mund të fitohet përmes ushtrimeve. Leeson thotë se studimet kanë treguar se burrat kanë tendencë të ruajnë më shumë masë muskulore se gratë.

Zgjidhja është të qëndrojmë aktiv, të ndërtojmë muskuj sa më herët që të jetë e mundur dhe të fokusohemi në ruajtjen e tyre.

“Ideale do të ishte që prej lindjes të përgatitemi të jetojmë 100 vjet”, ka thënë Lesson, përcjell BBC. “Sa më herët të fillohet me ndërtimin e muskujve aq më të fortë do të jenë ata më vonë në jetë dhe do të jetë më e lehtë të mbahen. Por nuk është asnjëherë vonë të fillohet”.

Ndonëse ndryshimet trupore janë graduale, ka momente kur njerëzit kuptojnë se nuk mund të bëjnë gjëra që i kanë bërë lehtë në moshë të re. Për Wilderin ky moment erdhi kur po bënte njërën prej gjërave që i do më së shumti - udhëtimin.

“Kisha vështirësi për të ngritur valixhen në një raft të lartë dhe kuptova se është paaftësi. Ishte pamundësi për të bërë diçka që kam bërë më parë”.

Wilder filloi të punoj me një trajner dhe tani është në gjendje të vendos valixhen sërish aty ku dëshiron. Ajo tashmë punon me pacientë të tjerë për të arritur synimet e jetëgjatësisë dhe për Olimpiadën Njëshekullore. Ekipi i fizikantëve, nutricionistëve dhe trajnerëve të fitnesit bën teste të shumta dhe përcakton dietën, ushtrimet dhe regjimin për të realizuar synimin. Disa pacientë të saj madje shpresojnë të arrijnë moshën 120-vjeçare.

“Ka të bëjë me ruajtjen e vetes dhe optimizmin. Për atë se si të jemi në gjendje të shkojmë në ‘Disneyland’ me stërnipërit pa qenë në karrocë. Synimi është të vdesim të rinj në moshë shumë të shtyrë”.

Julia “Hurricane” Hawkins, një 104-vjeçare me flokë kaçurrela, shihet shpesh duke ecur nëpër rrugët në Baton Rouge në Louisiana të SHBA-së. Shumica e stërvitjeve të saj janë të ritmit të ultë, por ajo është sprintere që e do ndjenjën e lëvizjes së shpejtë. Dëshira e saj për shpejtësi e ka shtyrë drejt dy rekordeve të botës për moshën e saj. Ajo ka thyer rekordin e botës në 100 metra për 101-vjeçaret dhe rekordin në 60 metra për 102-vjeçaret.

Ajo ka mbushur 100 vjet para se koncepti për Olimpistët Njëshekullore të krijohej. Ajo garon në Olimpiada të veteranëve, një ngjarje sportive në SHBA për sportistët mbi 50 vjet. Garon prej viteve tetëdhjetë të shekullit të kaluar. Ajo ka nisur me vrapime shumë vonë në jetë. Ajo ishte çikliste, ndërsa vendosi për vrapime kur nuk po mund të drejtonte biçikletën më.

“Mendoj se kam arritur moshën 100-vjeçare pasi kam qenë shumë aktive në jetë. Një pjesë ka të bëjë me fatin, por unë kujdesem për veten. Ushqehem si duhet, e bëjë gjumin mirë dhe vazhdoj përpara. Ju duhet të bëni gjërat që i bëni për kohë sa më të gjatë të mundur”, thiotë Hawkins.