Lifestyle

Lidhja e fortë mes diabetit dhe shëndetit të zemrës

Lidhja e fortë mes diabetit dhe shëndetit të zemrës

Njerëzit që janë diagnostikuar me nivel të lartë të sheqerit në gjak ose diabet të tipit dy, duhet të tregohen jashtëzakonisht të kujdesshëm me shëndetin e zemrës. Sipas studimeve të fundit, diabetikët janë ndjeshëm më të rrezikuar nga një atak në zemër.

Meshkujt e prekur nga diabeti janë dy herë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës se ata që nuk janë me diabet. Nga ana tjetër, gratë e prekura nga diabeti janë tri ose katër herë më të rrezikuara nga sëmundjet e zemrës. Ekspertët e kanë pranuar tashmë lidhjen e fortë që ekziston mes diabetit dhe shëndetit të zemrës.