Fjala dietë nuk ka prirje të krijojë mendime të ngopjes. Ajo zakonisht e përfshinë kufizimin e ushqimeve që konsumohen dhe shkakton mërzi te njerëzit që e praktikojnë.
Derisa, dieta “DASH” nuk lidhet me privimin e ushqimit, por ka për qëllim t’i ndihmojë njerëzit të zgjedhin opsione më të shëndetshme, për ta ulur presionin në gjak, transmeton Koha.
“DASH” që do të thotë “Trajtime Dietale për ndalimin e Hipertensionit”, janë një formë unike e ushqyerjes e dizajnuar për të përfituar në shëndetin tuaj për një kohë të gjatë.
Një studim i publikuar së fundmi e bënë krahasimin mes atyre që e ndjekim dietën “DASH” dhe njerëzve që hanë shumë fruta dhe perime. Dhe përgjatë tetë javëve të mbikëqyrjes së pjesëmarrësve në këtë studim, personat me dietën “DASH” kanë rezultuar me rënie drastike të presionit të gjakut, krahasuar me ata që ndjekin dieta tipike.
Çka është dieta “DASH”?
Dieta “DASH” nuk i detyron njerëzit të bëjnë pastrim të organizmit përmes lëngut të limonit apo metodave tjera, sikurse bëjnë dietat e zakonshme. Në vend të kësaj, e kërkon reduktimi e kripës në ushqim si dhe ju inkurajon të hani drithëra, fruta, perime, mish të lehtë, peshk dhe produkte të qumështit me pak yndyrë. Kështu ka bërë të ditur Sophie Medlin, këshilltare për dieta dhe drejtoreshë e kompanisë “City Dietitians”.
Përveç se është dietë me kripë të reduktuar, që ndihmon në uljen e kolesterolit, ajo është e pasur me kualitet të mirë të proteinave të cilat ndihmojnë të ndiheni të ngopur gjatë gjithë ditës.
Por, fakti që dieta përmban sasi të ulët të kripës, është qelës i suksesit të uljes së hipertensionit.
Përveç ndikimit potencial në uljen e presionit në gjak, Medlin ka bërë të ditur se dieta “DASH” gjithashtu ofron mbrojtje ndaj sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe disa llojeve të kancerit.
Gjithmonë duhet të konsultoheni me mjekun nëse keni shqetësime, dhe para se të bëni ndryshime të mëdha në dietën tuaj.