Një shkëmb në Mars mund të jetë përshkuar nga uji për qindra mijëra vite me radhë.
Nga fotografitë e sipërfaqes së Marsit dihet se planeti dikur ka pasur mjaft ujë, por që tani janë gjetur dëshmitë e para se një lum ka rrjedhur për më shumë se 100.000 vite, raporton Neë Scientist, transmeton KOHA.
Francesco Salese dhe kolegët e tij nga Universiteti Utrecht në Holandë, kanë zbuluar një shkëmb të gjatë e të thepisur në cepin veriperëndimor të basenit Hellas të Marsit që duket të jetë formuar në mënyrë graduale nga rrjedhja e një lumi të lashtë.
Kur lumenjtë rrjedhin, ata depozitojnë llum dhe krijojnë shtresa me kalimin e kohës. Shkëmbi sipërfaqësor është 200 metra, përafërsisht dy herë më i gjatë se shkëmbinjtë e bardhë të Dover në Francë, ndërsa ka gjerësi prej 1.5 kilometrash. Për formimin e një madhësie të tillë, do të duhej të kishte lum aktiv për së paku 100.000 vite.
Ekipi hulumtues e gjeti këtë masiv duke përdorur të dhënat satelitore të kamerës HiRISE të Obituesit “Mars Reconnaissance” të agjencisë amerikanë hapësinore NASA, që kap pamje të Marsit me rezolucion prej 25 centimetrash për piksel.