Lifestyle

Tri valët e gripit spanjoll më 1918 shkaktuan mbi 50 milionë të vdekur

Tri valët e gripit spanjoll më 1918 shkaktuan mbi 50 milionë të vdekur

Teksa koronavirusi Covid-19 ka prekur më shumë se 3.6 milionë njerëz në mbarë botën duke shkaktuar mbi 252 mijë të vdekur, ekziston frika për një valë të dytë të pandemisë.

Kjo si pasojë e lehtësimit të masave, duke bërë që shumë vende siç është rasti i Kinës të marrin masa duke e bërë të detyrueshme mbajtjen e maskave, ruajtjen e distancave fizike dhe përdorimin e dezinfektantëve, për të shmangur një skenar të ngjashëm me gripin spanjoll të vitit 1918 që infektoi 500 milionë njerëz në të gjithë botën dhe la të vdekur deri në 50 milionë persona, më shumë se të gjithë ushtarët dhe civilët e vrarë gjatë Luftës së Parë Botërore.