Lifestyle

Dështon testi, remdesiviri s’jep efekte te pacientët me koronavirus

Foto: Reuters

Ilaçi potencial kundër koronavirusit ka dështuar që ta kalojë testin e parë klinik.

Pritjet ishin të mëdha se remdesiviri mund të funksiononte për trajtimin e sëmundjes COVID-19, por një testim kinez tregoi se ilaçi nuk është aq i suksesshëm, transmeton Koha.

Kjo është bërë e ditur përmes disa dokumenteve të publikuara aksidentalisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Në këto dokumente thuhej se pas përdorimit të remdesivirit, gjendja e pacientëve nuk është përmirësuar dhe as nuk është zbehur prania e patogjenit në qarkullimin e gjakut.

Kompania “Gilead” që prodhon këtë ilaç ka njoftuar se dokumentet kishin pasaktësi të shumta.

Në testimet kineze kanë marrë pjesë 237 pacientë, por zbulimi nuk u ka dhënë fund tentimeve për të gjetur një ilaç, pasi që teste tjera janë duke vazhduar nëpër botë. Së paku 80 ekipe nga e gjithë bota janë të angazhuara në gjetjen e një vaksine apo trajtimi kundër koronavirusit.