Lifestyle

Metoda e përgatitjes së kafes mund të pengojë sulmet e zemrës dhe rrisë jetëgjatësinë

Metoda e përgatitjes së kafes mund të pengojë sulmet e zemrës dhe rrisë jetëgjatësinë

Kafeja nuk është e mirë vetëm për shëndetin, ajo mund të zgjasë edhe jetën tuaj, por vetëm nëse e përgatitni atë me një filtër, sipas një studimi të ri të botuar të Mërkurën në Revistën Evropiane të Kardiologjisë Parandaluese.

"Kafeja e pa filtruar përmban substanca që rrisin kolesterolin në gjak. Përdorimi i një filtri heq këto dhe pengon sulmin e zemrës apo vdekjen e parakohshme”, shprehet autori i studimit Dag Thelle, një profesor në departamentin e shëndetit publik të Universitetit të Gothenburg, Suedi .