Lifestyle

Raportohet se ilaçi Remdesivir po jep efekt në trajtimin e pacientëve me koronavirus

Pacientët me Covid-19 të cilët po trajtohen me një ilaç eksperimental, të quajtur Remdesivir, po shërohen në mënyrë të shpejtë.

Shumica e tyre kanë shkuar në shtëpi brenda ditësh, raportoi STAT News.

Pacientët që morën pjesë në një provë klinike të ilaçit, kishin simptoma të rënda të frymëmarrjes dhe ethe, por ishin në gjendje të largoheshin nga spitali pas më pak se një javë trajtimi.

"Lajmi më i mirë është se shumica e pacientëve tanë janë shëruar, gjë që është e shkëlqyeshme. Ne kemi humbur vetëm dy pacientë", tha Dr. Kathleen Mullane, një specialist i sëmundjes infektive në Universitetin e Agoikagos të ShBA-ve.

Nuk ka asnjë terapi të aprovuar për Covid-19, por Instituti Kombëtar i Shëndetit po shqyrton disa ilaçe dhe trajtime të tjera, mes tyre edhe Remdesivir.

Ilaçi i bërë nga Gilead Scinces, është testuar kundër Ebolës me sukses, por disa studime në kafshë kanë treguar se ilaçi mund të parandalojë dhe trajtojë koronavirusin, përfshirë SARS-in dhe MERS-in.

Në shkurt, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se Remdesivir ka treguar potencial kundër Covid-19.

“Shumica prej pacientëve tonë janë rëndë dhe shumica prej tyre shkojnë në shtëpi për gjashtë ditë, dhe kjo na tregon se terapia nuk ka nevojë të jetë më shumë se 10 ditë”.

Sidoqoftë, testimi nuk përfshin atë që njihet si një grup kontrolli, kështu që do të jetë e vështirë të thuhet nëse ilaçi me të vërtetë po i ndihmon pacientët të shërohen më mirë, transmeton KOHA.

Gilead thotë se po presin rezultate nga një testimi në fund të muajit.

“Ne e kuptojmë nevojën urgjente për ilaçin për trajtimin e Covid-19 dhe interesimin në rezultatet që japin të dhënat nga përdorimi i Remdesivirit”, ka thënë kompania në një deklaratë për CNN. Por ka thënë se disa storie të pacientëve janë vetëm storie.

“Duhet të analizohen të gjitha të dhënat në mënyrë që të vijmë në një konkludim”, ka thënë Gilead.