Vitamina A është thelbësore për shumë procese të rëndësishme të organizmit. Këtu përfshihen: rigjenerimi i organizmit, shikimi, funksioni normal i imunitetit, organet, rritja dhe zhvillimi dhe mbarëvajtja e shtatzënisë.
Rekomandohet që burrat të konsumojnë një sasi prej 900 mikrogramësh të vitaminës A në ditë. Gratë rekomandohen të marrin 700 mikrogramë ndërsa fëmijët dhe adoleshentët 300 deri në 600 mikrogramë në ditë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVlerat më të rëndësishme të vitaminës A
Mbrojtje për sytë nga sëmundjet e moshës
Vitamina A është thelbësore për ruajtjen e shëndetit të syve. Ajo është e nevojshme për të konvertuar dritën që bie në kontakt me sytë në një sinjal elektrik që i dërgohet trurit. Në fakt, një nga simptomat e para të mungesës së vitaminës A, mund të jetë verbëria e natës. Kjo ndodh rëndom tek njerëzit që kanë mungesa të kësaj vitamine, duke qenë se ajo është përbërës kryesor i një pigmenti që gjendet tek retina e syrit. Ky pigment është tepër i ndjeshëm ndaj dritës. Njerëzit që vuajnë nga verbëria e natës, shohin mjaft mirë gjatë ditës. Por në errësirë, sytë e tyre sforcohen shumë për të parë. Për më tepër, sasitë e mjaftueshme të beta karotenit ngadalësojnë humbjen e shikimit si pasojë e moshës.
Rrezik më i ulët ndaj sëmundjeve tumorale
Sëmundje si tumori shfaqen në momentin që qelizat e dëmshme rriten ose shpërndahen në mënyrë të pakontrollueshme. Duke qenë se vitamina A luan një rol të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin qelizor, ajo mund të jetë një faktor në rrezikun e prekjes nga sëmundjet e këqija. Disa studime kanë zbuluar se sasitë e mëdha të vitaminës A në formën e beta karotenit, ulin rrezikun e radikaleve të lira që dëmtojnë qelizat.
Për një sistem të shëndetshëm imunitar
Vitamina A luan një rol thelbësor në mekanizmat mbrojtës të organizmit. Ajo është përgjegjëse për shtresat mbrojtëse të syve, mushkërive dhe stomakut. Kjo vitaminë është e përfshirë edhe në prodhimin dhe funksionin e rruazave të bardha të gjakut. Ato pastrojnë gjakun nga bakteret dhe patogjenët e tjerë. Për këtë arsye, mungesa e vitaminës A, mund ta bëjë individin një shënjestër më të lehtë të infeksioneve dhe vështirësojë shërimin.
Ku mund ta merrni vitaminën A
Vitaminën A mund ta merrni edhe si suplement në farmaci, por mund ta gjeni edhe në ushqime të caktuara. Ushqimet ku mund ta gjeni janë: pjepri, patatet e ëmbla, karotat, spinaqi, drithërat e pasuruara, etj./agroweb