Lifestyle

Prova të zbehta mbi efektin e “Klorokinës” 

“Klorokina” dhe “Hidroklorokina” kanë marrë vëmendje të madhe në botën e mjekësisë, ani pse Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se nuk ka prova bindëse se këto dy ilaçe kanë ndonjë efekt te pacientët e konfirmuar me koronavirus. Pra, cilat janë provat e deritanishme të efektit të këtyre ilaçeve në trajtim për koronavirusin dhe kush po i përdor ato?

Presidenti amerikan, Donald Trump, në konferencat e tij ditore shpesh i është referuar potencialit premtues të “Hidroklorokinës”. Në një konferencë të ditëve të fundit, ai iu referua këtij medikamenti përsëri dhe  tha: “Çfarë keni për të humbur? Merreni”, raporton BBC.

Efektet anësore

Në një video që është fshirë nga “Facebooku”, shkaku i thyerje së ligjeve për dezinformim, presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, ka pohuar se “Hidroklorokina” po funksionon në krejt vendet. Tabletat që përmbajnë “klorokinë” për një kohë të gjatë janë përdorur për trajtimin e malaries, si një mënyrë për zbutjen e etheve dhe inflamacionit. Ka shpresë se e njëjta mund të përdoret për t’i zbutet edhe simptomat e virusit që shkakton sëmundjen COVID-19, transmeton KOHA.

“Në hulumtimet laboratorike ‘Klorokina’ duket se e bllokon koronavirusin. Ka disa prova anekdotike të mjekëve që kanë thënë se ky ilaç ndihmon”, ka thënë James Gallagher, korrespondent i shëndetësisë në BBC. Nga testimet e fundit janë ofruar prova të pakta se përdorimi i këtij ilaçi ka pasur efekt te të prekurit me COVID-19. Gjithashtu ekziston rreziku i madh nga efektet anësore të shkaktuara nga “Klorokina”, siç është dëmtimi i veshkave dhe i mëlçisë. “Na duhet një testim me kualitet të lartë me qëllim që ta vlerësojmë më mirë efektin e këtyre ilaçeve”, ka thënë Kome Gbinigie nga Universiteti i Oxfordit.

Më shumë se 20 testime janë kryer deri më tani, përfshirë ato në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Britani të Madhe, Spanjë dhe Kinë. Ministri britanik, Michael Gove, ka thënë se Britania është duke kryer teste të shpejta klinike të ilaçeve kundër malaries për të vlerësuar nëse mund të ulet ndikimi i COVID-19 te të prekurit.

Në SHBA, një numër testesh janë kryer në kombinim me ilaçet si “Klorokina”, “Hidroklorokina” dhe një antibiotik i quajtur “Azitromicina” për trajtimin e pacientëve me koronavirus.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në “Koha Ditore”. Klikoni këtu për t’u regjistruar falas.