Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Nis në Oksford ekzaminimi i vaksinës anti-COVID-19 te një grup vullnetarësh

Foto: Reuters / ilustrim / Arkiv

Studiuesit e Universitetit të Oksfordit në Britani të madhe janë duke punuar për të prodhuar një vaksinë për të parandaluar COVID-19. Ata kanë nisur të ekzaminojnë një grup vullnetarësh të shëndetshëm të moshave nga 18 deri në 55 vjeç. Vaksina e bazuar në një vektor të vaksinave adenovirus dhe proteina spike e SARS-CoV-2 është tashmë në prodhim, por nuk do të jetë e ende gati të paktën për disa javë. Ajo u zgjodh si teknologjia më e përshtatshme e vaksinave pasi mund të gjenerojë një reagim të fortë imunitar, kështu që nuk mund të shkaktojë infeksion të vazhdueshëm tek individë të vaksinuar.

Kjo gjithashtu e bën më të sigurt tek fëmijët, të moshuarit dhe kushdo që ka të tjera sëmundje siç është diabeti.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Vektorët adenoviralë janë një lloj vaksine shumë mirë e studiuar, që është përdorur në mënyrë të sigurt në mijëra subjekte, nga foshnja 1-javëshe deri në moshën 90 vjeç, në vaksinat që synojnë mbi 10 sëmundje të ndryshme. Ekspertët do të studiojnë këtë grup, të cilët nëse kalojnë ekzamimin, do të jenë njerëzit e parë që do të testojnë vaksinën e re, të quajtur ChAdOx1 nCoV-19, raporton “Euronews Albania”.

Testimi do të sigurojë informacion të vlefshëm për disa pika të sigurisë së vaksinës, si dhe aftësinë e saj për të gjeneruar një përgjigje imune kundër virusit. Ky testim do të rekrutojë deri në 510 vullnetarë, të cilët do të marrin ose vaksinën ChAdOx1 nCoV-19 ose një injeksion kontrolli.

Puna e detajuar paraklinike është në zhvillim dhe vaksina është duke u prodhuar në Universitetin e Oksfordit.

Profesori Adrian Hill, drejtori i Institutit Jenner, në Universitetin e Oksfordit, tha se, ekipi i Oksfordit kishte përvojë të jashtëzakonshme të një reagimi të shpejtë ndaj vaksinave, siç është përhapja e Ebolës në Afrikën Perëndimore, në 2014. Kjo është një sfidë edhe më e madhe.

Vaksinat janë duke u hartuar nga e para dhe duke përparuar me një normë të shpejtë. Ekspertët shprehen se “fillimi i provave klinike është hapi i parë në përpjekjet për të zbuluar nëse vaksina e re që po zhvillohet në Universitetin e Oksfordit funksionon dhe mund të luajë një rol qendror në kontrollin e coronavirusit që ka përfshirë globin”.

Shkencëtarët në të gjithë botën po punojnë shumë për të zhvilluar një vaksinë për të parandaluar COVID-19, por ka ende shumë për t’u bërë.