Lifestyle

Si ta pastroni në mënyrë të sigurt telefonin tuaj

Ne ndoshta jemi duke i pastruar duart rregullisht si masë mbrojtëse kundër koronavirusit, por edhe pastrimi i rregullt i telefonit është i një rëndësie të veçantë për shëndetin, veçanërisht në këtë periudhë kritike.

Por, derisa dëshironi të pastroni telefonin, disa substanca mund ta dëmtojnë atë, transmeton KOHA.

BBC sjell një video ku shpjegon se si mund ta pastroni telefonin në mënyrë të sigurt.

Lena Ciric, një mikrobiologë nga “University College London”, thotë se mund ta pastroni në mënyrë efektive telefonin duke përdorur vetëm sapun të lëngshëm dhe ujë.

Për më shumë informacione ndiqeni videon.