E kush tha që moda ka moshë? Ka të veshura mirë, ka dhe zonja që vishen me stil edhe pse vitet kanë nisur të bëjnë të tyren.
Shumë njerëz e njohin zonjën e pashme me sheshir në kokë që shihet shpesh rrugëve të Prishtinës. Ajo është Luljeta Kryeziu e cila ka pasion modën dhe stilin.
Përveç ngjyrave të forta të veshjeve dhe aksesorëve, kapelet janë një detaj i fortë, pa të cilin ajo nuk shfaqet kurrë në publik. E pikërisht në këtë pikë dallon stili i saj unik.
Ajo është Fashionista.