Një gotë verë në ditë ndalon rrezikun e trombozës

Një gotë verë në ditë ndalon rrezikun e trombozës

17 February 2020 14:26

Të konsumosh verë të kuqe me masë nuk është vetëm kënaqësi, por edhe një ndihmë e mirë për shëndetin.

Sipas studimeve të fundit një gotë verë në ditë ul rrezikun e Trombozës (sëmundje e cila bllokon venat e gjakut), me 10 për qind, transmeton Koha Jonë studimin.

Mendohet se një sasi vere prej 125ml në ditë, zvogëlon nivelin e proteinave të cilat shkaktojnë mpiksjen e gjakut. Nga një studim i bërë, të gjithë ata persona të prekur nga kjo sëmundje, pas një periudhe ku konsumonin këtë sasi verë filluan të përmirësoheshin duke mësuar të flisnin dhe ecnin sërish.

Ndërkohë sipas ekspertëve në Cmabridge dhe Suedi, edhe 2 gota birre në ditë, ulnin rrezikun 8 për qind më shume.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme