Skemës programore të KTV-së së shpejti do t’i shtohet një emision i ri.
“Shija e Anës” do të jetë emisioni i cili do t’ ju shoqërojë çdo të diel nga ora 20:30 duke zënë vendin e emisionit “Jeta”, i cili së shpejti do të zhvendoset në termin të ri.
“Shija e Anës” sjell biseda me personazhe të njohura publike, të cilat ftohen mysafirë në konak tek prezantuesja e emisionit, Ana Rustemi.
Kjo e fundit çdo javë gatuan për të ftuarin recetën që zgjedh mysafiri. Në fund ajo merr “notën” për sfidën në gatim.
Më poshtë mund ta pëlqeni faqen "Shija e Anës" në Facebook.