Lifestyle

Përfitimet nga antibiotiku natyral, mjaltë me kanellë

Foto: Ilustrim
 

Mjalti me kanellën janë ndër produktet më të kombinuara të kuzhinës, të cilat së bashku janë shumë efikase kundër disa problemesh shëndetësore.

Mjalti është i fuqishëm kundër inflamacionit dhe alergjive. Po ashtu, është shumë i pasur me antioksidantë dhe vlerësohet si antibiotik natyral. Ai përmirëson kujtesën, qelizat e trurit, mbron fytin dhe ndihmon në trajtimin e të djegurave dhe lëndimeve të lëkurës.