Disenjatori nga Kameruni, Imane Ayissi, i ka kombinuar stilet evropiane me elementet afrikane për koleksionin e tij, gjë që shënon herën e parë që një disenjator nga Afrika nën-Sahariane i është bashkuar javës së modës “haute couture” në Paris.
“Është ky një nder”, ka thënë Ayissi (51), në një intervistë për Reutersin para sfilatës, duke iu referuar vendimit, pas shumë vitesh refuzimi, që veshjet e tij të pranohen në klubin e përzgjedhur të shtëpive të modës “haute couture” në Paris, transmeton Koha Ditore.
“Jam munduar tash e 28 vjet dhe tërë jetën ia kam kushtuar punës. Federata franceze e ‘Haute Couture’ dhe modës m’i ka hapur dyert, pasi që e kishte hedhur poshtë kërkesën time disa herë radhazi, shkaku që nuk ishte koha e duhur apo puna ime nuk përmbushte pritjet e tyre. Sidoqoftë, këtë radhë pata sukses”, ka thënë ai.

Ayissi kishte filluar të merrej me këtë punë qysh i ri, duke bërë veshje për nënën e tij, e cila kishte qenë fituese e garës së bukurisë “Miss Cameroon” në vitet gjashtëdhjetë.
Duke e nisur më pas punën e modelit, ai ishte vendosur në Paris tridhjetë vjet më parë, duke prezantuar nëpër pasarela veshjet e stilistëve të veshjeve luksoze, përfshirë Yves SaintLaurent, Pierre Cardin, Givenchy dhe Lanvin....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)