Lifestyle

Prishtina në mesin e vendeve më të mira për ushqim në 2020

Foto: Armend Nimani / AFP / Getty Images

Tani më shumë se kurrë, njerëzit po kërkojnë përvojën e kulinarisë kur udhëtojnë.

Lesley Suter, redaktorja e rrjetit të uebsajteve për ushqim “Eater”, thotë se “gjithnjë e më shumë, njerëzit po zgjedhin se ku të udhëtojnë duke u bazuar në ushqim – ne po udhëtojmë për të ngrënë”, shkruan mediumi amerikan “Insider”.

“Eater” kësaj radhe ka vendosur që të bëjë diçka më ndryshe sesa listën e “vendeve që duhet vizituar”, transmeton Koha.net. Në vend të kësaj, është fokusuar në ushqim, duke zgjedhur disa nga vendet e ndryshme të botës, veçanërisht për udhëtarët që vendosin ushqimin në krye të agjendës së tyre.

Në mesin e këtyre vendeve që shërbejnë ushqim më të mirë, të cilat “Eater” i ka zgjedh, është edhe Kosova, më saktësisht Prishtina.

“Prishtina, Kosovë, po përdor përbërës lokalë në mënyra të reja dhe krijuese”, ka shkruar “Eater” për kryeqytetin tonë.

“Kosova është shteti më i ri në Evropë, i cili është shpallur i pavarur vetëm 12 vjet më parë. Ndërsa kuzhina e tij gjithmonë ka kombinuar idetë nga vendet fqinje, është një vend unik ku tani mund të zhvillojë zërin e tij në botën e kulinarisë”, shkruan në përshkrimin nga “Eater”.

“Përbërësit lokalë janë pjesë kryesore e çdo mishi të pjekur në skarë, pastiçerie dhe specave të mbushur. Për vendasit, kjo është një valë emocionuese, dhe për vizitorët është një shans për të provuar përbërësit lokalë nga bollëku i tokave bujqësore të vendit”, përfundon përshkrimi.

Në vijim ju sjellim listën e vendeve më të mira për të ngrënë ushqim për vitin 2020, të zgjedhur nga “Eater”:

Qyteti George, Malajzi;

Marrakech, Marok;

Malmo, Suedi;

Richmond, Kanada;

Gyeongju, Kore Jugore;

Milwaukee, Wisconsin;

Akko, Izrael;

Marseille, Francë;

Lagos, Nigeri;

Nagoya, Japoni;

Monterrey, Meksikë;

East Village, New York City;

Prishtina, Kosovë;

Porto, Portugali;

Cartagena, Kolumbi;

Hobart, Australi;

Oakland, Kaliforni;

Cork, Irlandë;

Santiago, Kili.