Lifestyle

Yllka Brada me koleksionin e ri në “Fashionista”

Descriptive Text

Disenjatorja Yllka Brada vjen me risi në edicionin më të ri të “Fashionista”. Linja e saj e re “Yllka Brada Bridal” është dedikim ekskluziv për nuse.

Me këtë rast Brada ka prezantuar koleksionin e titulluar “Perri”, i cili sjell fustane për vajzat të cilat duan t’i veshin në ditën e martesës. Kjo linjë është prezantuar në një mënyrë të veçantë.

Detajet nga prapaskenat, si dhe punën gjatë fotosesionit të realizuar nga një ekip profesionistësh mund ta ndiqni në emisionin “Fashionista”. Veçanti e këtij koleksioni është shumëllojshmëria e kreacioneve që nuk janë të zakonshme, apo ashtu si jemi mësuar ta shohim një nuse.

Në intervistën me Yllka Bradën, shikuesit do të mund të kuptojnë gjithçka rreth kësaj linje. Do të mund të mësojnë edhe se kush ishte frymëzim për këtë linjë. E, po ashtu, edhe për punën që kreatorja po bën për realizmin e dy linjave të stileve të ndryshme për meshkuj, që do të prezantohen shumë shpejt.

Përveç këtij materiali, në “Fashionista” do të ketë edhe materiale të tjera për të rejat e fundit nga bota e modës. Nuk do të mungojë rubrika “Sefte” që këtë herë sjell një personazh interesant në 8 situata të ndryshme.

Të gjitha këto dhe më shumë do të mund t’i kuptoni në edicionin e së shtunës prej orës 19:50 vetëm në Kohavision.