Lifestyle

“Jeta” me kosovaren nga Malajzia

E diela mbrëma në “Jeta” sjell rrëfimin e veçantë të kosovares Elma Berisha nga Prishtina.

Njëzet vjet më parë Berisha kishte zgjedhur të jetonte në një vend të largët aziatik, në Malajzi.

Cila ishte arsyeja që e shtyri ta lërë Kuala Lampurin, vendin e saj të dytë?

A e ka menduar ndonjëherë kthimin në Kosovë?

Pse është e lidhur me vendlindjen, ani pse ka ndërtuar një jetë të suksesshme në kryeqytetin e Malajzisë?

Si e sheh të ardhmen e vajzës së saj?

Si nisi rrugëtimin në botën e letërsisë së vajzës së saj?