Lifestyle

Si mund të ndihmojnë tingujt në zgjidhjen e problemeve në gjumë

Për shekuj me radhë, një thënie e vjetër ka sugjeruar se fjetja me një problem veçanërisht të rëndë mund të rezultojë çuditshëm që zgjidhja të shfaqet në mëngjes, shkruan sot Koha Ditore.

Albert Einsteini thuhet se ishte një përkrahës i madh i zgjidhjes përmes gjumit, jo vetëm përmes një gjumi të gjatë dhjetë orësh çdo natë, por gjithashtu për ta promovuar idenë e dremitjeve të shkurtra të shpërndara gjatë gjithë ditës.

"Është një përvojë e zakonshme që një problem i vështirë gjatë natës të zgjidhet në mëngjes pasi që komiteti i gjumit të ketë punuar në të," citohet të ketë thënë autori John Steinbeck. Shkencëtarët e dinë që gjumi është i rëndësishëm për ruajtjen e funksionimit optimal kognitiv. Krahas përfitimit të shëndetit fizik dhe atij të trurit, gjumi mendohet se e luan një rol thelbësor në mënyrën se si e ruajmë informacionin e ri.

Ky proces zakonisht quhet konsolidim i kujtesës, ku në thelb i klasifikojmë të gjitha informacionet e mbledhura gjatë periudhës së zgjuar të ditës dhe i radhisim në qendra më të larta kortikale. Hulumtime më specifike janë përpjekur të konstatojnë nëse gjumi e përmirëson në mënyrë empirike performancën e zgjidhjes së problemeve, dhe rezultatet kryesisht e kanë konfirmuar thënien e vjetër. Inkubimi i një problemi gjatë gjumit mund t’i rrisë gjasat për ta gjetur një zgjidhje, veçanërisht përballë problemeve të vështira.

"E dimë që njerëzit i riprovojnë ose ‘konsolidojnë’ kujtimet gjatë gjumit, duke i forcuar dhe riorganizuar ato," thotë Kristin Sanders, autore e parë në studimin e ri nga Universiteti Northwestern.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në gazetën “Koha Ditore”)