Lifestyle

Metoda natyrale për pastrimin e veshëve të bllokuar nga dylli

Metoda natyrale për pastrimin e veshëve të bllokuar nga dylli

Dylli i veshit është një pjesë e dobishme dhe e natyrshme e mbrojtjes së trupit tuaj. Pastron, lubrifikon dhe mbron kanalin e veshit tuaj duke bllokuar papastërtitë dhe ngadalësuar rritjen e baktereve.

Bllokimet e veshit, transmeton Koha Jonë studimin, zakonisht ndodhin kur njerëzit përpiqen të pastrojnë veshët e tyre duke vendosur shtupa pambuku ose sende të tjera në veshët e tyre. Kjo shpesh thjesht shtyn dyllin më thellë në vesh, gjë që mund të shkaktojë dëme serioze në kanalin e veshit tuaj.