Lifestyle

Gjaku i ishte trashur aq shumë nga yndyra saqë ishte bërë i bardhë dhe gati e kishte mbytur

Foto: Ilustrim

Një person në Gjermani kishte aq shumë yndyrë në gjakun e tij të trashë dhe të zbehtë, saqë në thelb ai dukej si qumësht, raportojnë shkencëtarët - dhe mund ta kishte mbytur atë nëse mjekët nuk do ta kishin drejtuar atë në një trajtim të braktisur prej kohësh, që ishte praktikuar nga shëruesit antikë mijëra vjet më parë.

Në këtë rast pacienti u paraqit në spital me atë që njihet si hipertrigliceridemi ekstreme: një sëmundje e karakterizuar nga nivele të larta të molekulave yndyrore të triglicerideve në gjak, shkruan Koha Ditore.

Zakonisht mjekët do ta trajtonin këtë gjendje me një teknikë të quajtur plazmaferezë, e cila e nxjerr plazmën e gjakut nga trupi, i largon trigliceridet e tepërta (ose përbërësit e tjerë toksikë), dhe ia kthen pacientit gjakun e pastër dhe të filtruar.

Kishte vetëm një problem. Kur mjekët në Spitalin Universitar të Këlnit e provuan këtë qasje me pacientin e tyre 39-vjeçar, gjaku i tij jashtëzakonisht i trashë dhe yndyror e bllokoi makinën e tyre të plazmaferezës. Dy herë. Kur klinicistët e departamentit të kujdesit intensiv e lidhën personin në filtrin e plazmaferezës së spitalit, gjaku i tij viskoz dhe i mpiksur i bllokoi pajisjet, ndërsa përpjekja e dytë u pengua gjithashtu.

Ky rast i çuditshëm - diçka që studiuesit thonë se nuk e kishin parë kurrë më parë – kërkoi një qasje të ndryshme për ta sifonuar disi nivelin ekstrem dhe të rrezikshëm të yndyrës nga gjaku i njeriut.

Një nivel normal i triglicerideve në gjakun e një personi do të ishte më pak se 150 miligramë për decilitër (mg/dL), ndërsa nivel i lartë do të ishte midis 200 deri 499 mg/dL, ndërsa 500 mg/dL do të konsiderohej 'shumë i lartë'... (më gjerësisht lexoni në “E Diela me Koha Ditore”)