Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

2019-a hapi gjigant i terapisë së gjeneve

Uashington, 1 janar – Nga çasti që më ndërfutën qelizat e reja, rigjeta kënaqësinë për të kaluar kohë me familjen, pa pasur frikë nga dhembjet apo ndonjë urgjencë, thotë Victoria Gray, 34 vjeç, një amerikane, që vitin e kaluar modifikoi gjenomin.

Victoria vuan nga një sëmundje gjenetike e gjakut, drepanocitoza, që shkakton kriza të tmerrshme.

Nëpërmjet një instrumenti të ri, Crispr/Cas 9, i ashtuquajtur “gërshërët molekulare”, u modifikua ADN-ja e qelizave të saj burimore. Më pas këto qeliza të modifikuara gjenetikisht u ritransferuan në gjakun e saj dhe pas një muaji ato filluan të prodhojnë rruaza të kuqe gjaku normale.

ADN-ja e gjallesave ka dekada që modifikohet, sikurse e dëshmon misri apo salmon të modifikuar gjenetikisht (OMG).

Crispr, i shpikur në vitin 2012, e revolucionarizoi këtë praktikë, sepse është më i lehtë se teknologjitë e mëparshme, më pak i shtrenjtë dhe mund të vihet në përdorim edhe në laboratorë të vegjël.

Edhe Foshnjat e modifikuara gjenetikisht afrohen drejt realitetit, por debati etik mbetet i hapur Lifestyle 1 j. më parë Foshnjat e modifikuara gjenetikisht afrohen drejt realitetit, por debati etik mbetet i hapur

Nuk dihet ende se sa do të zgjasë ky riparim qelizash.

Në teori, pacientja quhet e shëruar plotësisht/AFP.