Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

20 vjet Frutti në tryezat tuaja – animacioni që e tregon rrëfimin e suksesit

Kompania Frutti ka lansuar një video-animiacion në të cilin përmblidhet rrugëtimi 20 vjeçar i kompanisë drejt suksesit të cilin e gëzon tani.

Frutti gjithmonë ka qenë kompani e njohur për ide kreative e të pëlqyeshme, andaj edhe kanë sjell këtë historik përmes formës unike të animiacionit për ta bërë më të pëlqyeshme dhe më interesante për shikuesit.

Image

“Është moment shumë i veçantë dhe emocionues për mua, që sot në 20 vjet Frutti, të jemi bashkë e t’i ftojë për disa fjalë punonjësit e kompanisë sonë. Nuk ka qenë e lehtë me i ngritë punëtorët e kolegët tonë të cilët nuk janë pronarë të kompanisë, por janë kapital shumë i rëndësishëm i yni”, ka rrëfyer Rina Malsori, CEO e kompanisë Frutti.

Përndryshe, kompania Frutti është themeluar në nëntor të vitit 1999 nga vizionari Besim Malsori, ndërkaq sot Frutti shënon përvjetorin e 20-të duke poseduar 6 linja prodhuese të teknologjisë bashkëkohore dhe ka kapacitet ditor të prodhimit deri në 240,000 litra produkt të gatshëm.

Ky rrugëtim nuk ka qenë aspak i lehtë e i shkurtë – përkundrazi, ka qenë një rrugëtim i gjatë e i vështirë, por që është lehtësuar nga bashkëpunëtorët, stafi i mrekullueshëm i kompanisë dhe vet konsumatorët.

Sot Frutti është e kompletuar me të gjitha standardet ndërkombëtare të cilësisë, ku posedon ISO, HACCP, PASS 99, ISO 90001:2015, ISO 140001:2015, etj.

Edhe Floil, katër vite me juve! Arbëri Floil, katër vite me juve!

Për shkak të cilësisë së lartë, për vite me radhë kompania Frutti ka marrë çmime të ndryshme nga institucionet vendore e ndërkombëtare.

(Artikull i sponzorizur nga Frutti)